Tuesday, July 23, 2013

Legjenda Wyatt Earp, në fakt ishte mashtrues dhe hajn (Video)

Sherifi legjendar, Wyatt Earp, nga i cili janë frymëzuar filma të shumtë vestern, ka qenë në të vërtetët një i burgosur dhe një mashtrues, i cili e ka shfrytëzuar industrinë filmike për të ndërtuar një imazh të ri për vetveten. Legjendat popullore e tregojnë Earpin si një hero dhe hakmarrës, ndërsa në një numër të madh të filmave hollivudianë, ai tregohet si një mbrojtës i madh i drejtësisë. Mirëpo, në librin e historianit Andrew C. Isenberg, “Wyatt Earp: A Vigilante Life”, tregohet se këtë imazh ai ka arritur ta krijojë vet.