Tuesday, July 23, 2013

Françeska po e shijon verën


Françeska Jaçe, ish-banorja e Big Brother Albania, thotë ajo po i shijon në maksimum muajt e verës dhe sapo është rikthyer nga një udhëtim nëpër Evropë. “Muajt e verës po i kaloj shumë mirë. Isha në një udhëtim shumë të bukur në Itali, Holandë, Gjermani, Kosovë e Maqedoni. Gjatë këtij udhëtimi bëra pak jetë të shthurur, shopping e qetësi natyrisht…”, ka thënë ajo për Panormama Plus. Bukuroshja ka thënë se ky pushim nuk i është ofruar asaj nga askush tjetër dhe se ajo e ka paguar nga kursimet e saj. “Sa kushtoi udhëtimi? Udhëtimi im kushtoi paksa, përderisa bëra shopping në Itali, por nuk ma ofroi askush. Gjithçka ishte me kursimet e mia”, ka shtuar Françeska.