Wednesday, July 24, 2013

Fjolla dhe Stresi nxjerrin “Tym”






Këngëtarja Fjolla Morina do të vijë me një bashkëpunim me reperin shqiptar Stresi.

Reperi i njohur Stresi, në një intervistë për mediet shqiptare ka treguar se videoklipi i këngës do të dale ne treg për disa ditë.

“Kënga titullohet ‘Tym tym’’ dhe është e punuar nga Flori Mumajesi. Ndërsa videoklipin kemi vendosur ta xhirojmë në Prishtinë”, ka treguar fillimisht reperi duke sqaruar se ky bashkëpunim ka ardhur si ide e studios “Thredoots”.

“Ky është bashkëpunimi im i parë me Fjollën dhe besoj se përshtatemi shumë pasi të dy jemi të njëjtë. Kënga ka filluar të flitet nëpër Tiranë ende pa u lansuar videoklipi”, ka përfunduar reperi sipas të cilit kënga “Tym tym” do të jetë kënga e vitit