
Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri zgjeron të drejtat e imazhit të tij. Lojtari me origjinë kosovare përzgjidhet nga FIFA si imazh për lojën virtuale FIFA 14. Siç duket edhe nga fotografia, lojtari që mbron ngjyrat e fanelës helvete, shfaqet në kopertinën e lojës së famshme përkrah Lionel Messit. Shaqiri mbulon të drejtat e imazhit vetëm për territorin e Zvicrës ku shihet si një nga shpresat e së ardhmes, ndërsa asi argjentinas i Barcelonës mban imazhin zyrtar të lojës së famshme në çdo vend të botës.