
Familja gjithmonë është zgjedhja më e mirë. Këtë e ka provuar edhe Rita Ora e cila ka shëtitur rrugëve të Londrës dorë për dore me nënën e saj Vera para se të ndalonin për të darkuar në një restorant.
Veshur me një fustan në të cilin dominon e bardha dhe e zeza 22 vjeçarja dukej mahnitëse megjithëse shihej se kishte shumë mall për të ëmën së cilës nuk i lëshonte dorën derisa tërë kohën kanë biseduar.
Por për pamjen e bukur dhe me klas, Rita nuk dallonte shumë nga e ëma e cila kishte zgjedhur një fustan veror të bardhë dhe një bluzë të zezë.
Në restorant Rita ka takuar edhe anëtar të tjerë të familjes me të cilët është parë të jetë shumë e afërt.
Jo rrallë në profilet në internet Rita shprehë mallin dhe dashurinë që ka për prindërit me të cilët nuk ka shumë kohë për të qëndruar për shkak të angazhimeve të shumta.
