Monday, July 29, 2013

Deputeti Naser Osmani edhe aktor! (Video)



Deputeti Naser Osmani, që vjen nga radhët e LDK-së në CV-në e tij nuk e ka të shkruar,
 por do të duhej ta kishte fjalën aktor.

Është po i njëjti që në rolin e policit ka luajtur në filmin “Djelmoshat e rrezikshëm II” të regjisorit Halil Budakova.

Osmani shihet në shumë skena si policë civil.

Nuk duhet harruar që Osmani, me profesion ekonomist, ishte edhe anëtar i Bordit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, pak kohë më parë, transmeton KP.

Më poshtë, ua sjellim një nga skenat e këtij filmi ku Osmani shihet tek aktron.