Ajo është një nga mafiat më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për Yakuza-n japoneze. Morohoshi- san është një prej anëtarëve të saj. Ai është ylli i një dokumentari të shkurtër, të titulluar “Heroi i nëntokës: Më pëlqen që të më urrejnë”.
Filmi është realizuar nga videografi Luke Huxham, të cilit i lindi ideja për këtë dokumentar duke parë supermakina në pronësi të njerëzve të dyshimtë.