Monday, July 29, 2013

Bëhen bashkë 867 ‘Supermanë’ (Foto)



Fansat e superheroit të parë, Superman, janë grumbulluar në një vend për të thyer rekordin botëror të njerëzve të veshur si ‘supernjeriu’.



Afro 1.200 njerëz kanë mbajtur kostumin e Supermanit në festivalin Kendal Calling në Britani të Madhe, mirëpo vetëm 867 prej tyre janë përfshirë në numërimin zyrtar të bërë nga përfaqësues të librit të rekordeve Guinness.



Në këtë mënyrë është thyer rekordi i mëparshëm prej 556 ‘Supermanësh’.