Top modelja e famshme shqiptare, Angela Martini eshte ndare nga multimilioneri Tim Voegele pas disa muajsh lidhjeje
Pushimet ne St. Tropez i kishin filluar bukur. Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planifikuar te kalojne disa dite te lumtura ne Cote d’Azur. Ndoshta edhe per te sjelle dashurine e tyre perseri ne rruge. Por do te mjaftonin “20 minuta” qe Tim dhe Angela t’i jepnin fund lidhjes se tyre kete jave.

Ne nje dreke romantike ne St.Tropes cifti eshte pare duke u grindur me ze te larte. Martini dhe Voegel kishin braktisur mbremjen romantike qe kishin planifikuar.
Cfare ndodhi me pas, e din vetem Tim Vogele dhe Angela Martini. Modelja shqiptare ishte pare te shtunen perseri ne shtepine e saj ne Nju Jork.
Edhe menaxheri i Angela Martinit ka konfirmuar ndarjen e saj nga i dashuri.
Modelja shqiptare me origjine nga Shkodra nuk do te thote asgje per shkeputjen e saj me Time Voegelen. Nje burim ka thene se, “mosmarreveshjet mes tyre kane cuar deri te prishja e lidhjes”.
Angela Martini eshte e lindur ne Shkoder. Ajo ka jetuar ne Zvicer para se te depertonte ne skenat e medha te modelimit ne Nju Jork.
Ne SHBA ajo eshte aktive edhe si ndermarrese, ku ka publikuar koleksionin e saj te pare te kostumeve te plazhit me emrin “Martini Bikini”. Ajo ka punuar edhe me top-modelet me te medha
te botes si Gisele Bündchen, Kate Moss etj.