Stërvitje dhe argëtim për Arsenal gjatë turit në Azi. Në shtëpinë e "Gunners", "Aha"-ja e famshme e Lukas Podolski po shndërrohet në një sllogan.
Sulmuesi gjerman, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, lëshon një "aha" që i argëton jo pak shokët e tij të skuadrës dhe të gjithë ata që përpiqen ta imitojnë. Mes tyre edhe fëmijët.