Tuesday, July 30, 2013

25-vjeçarja që nuk ka frikë nga krokodilët (FOTO-LAJM)

Ashley Lawrence nuk ka frikë nga krokodilet të cilët janë miqtë e saj. 25-vjeçarja është pjesë e një grupi që merret me shpëtimin e krokodilëve dhe për t'i çuar nga një vend në tjetrin, ajo duhet të futet në habitatin e tyre dhe t'i nxjerrë jashtë me forcë. "Kur bëhet fjalë për shpëtimin e kafshëve, unë marr energji. Jam shumë e pasionuar dhe nuk më bën përshtypje rreziku'', shprehet 25-vjeçarja për "The Sun'.